Një turiste britanike gjysmë e zhveshur, u konfliktua fizikisht me dy gra të tjera jashtë një resorti në Majorca. Sherri ndodhi në Cala d’Or, një zonë e mbushur me bare dhe restorante në bregun juglindor të ishullit spanjoll.
Nuk janë bërë ende të ditura arsyet e këtij konflikti por nga pamjet mund të kuptohet se agresorja është në gjendje të dehur. Nga të gjithë të pranishmit askush nuk u mundua ti ndajë përveç një djali, por mesa duket konflikti ishte tejet i ashpër saqë vajzat nuk e ndalën edhe pas ndërhyrjes së tij.