Lorenc Panganika, drejtor i Policisë së Fierit i ka bërë thirrje Azgan Mërnica, autori i vrasjes së efektivit Novruz Cenalisë, që të dorëzohet, pasi përndryshe reagimi i policisë do të jetë i ashpër.
Drejtori i Policisë hodhi poshtë pistën e hakmarrjes dhe vrasja tha se ka ndodhur për shkak të një konflikti të çastit.
“Shërbente në policinë e Fierit prej 4 vitesh, prej 1 viti në FNSH. Autori është Azgan Mërnica banues në Sulaj, po punojmë të kapim autori. I bëjmë thirrje autorit të vetë dorëzohet pasi veprimi i policisë do të jetë i aspër. Pista kryesore është për motive të çastit. S’ka lidhje me probleme hasmërie. Makina e autorit është gjetur. Ka qenë një konflikt i çastit.”- tha Panganika.