Opozita erdhi me një skenar të ri në protestën e sotme, përpara Bashkisë së Tiranës.
Belind Këlliçi, ish-kandidat për Kryetar Bashkie në kryeqytet, “i ka vënë prangat” Erion Veliajt. Bëhet fjalë për një protestues, i cili ishte maskuar si kryetari i Bashkisë.
“Kjo do jetë pamja e Erion Veliajt shumë shpejt, ta dini”, tha Këlliçi mes protestuesve.
Sipas Këlliçit, Veliaj duhet të shkojë përpara drejtësisë për vjedhjen e miliona eurove nga buxheti i shtetit.