December 5, 2024
Kronikë Lajmi i fundit

EMRAT/ Qëlloi me armë zjarri në drejtim të një automjeti të parkuar, shpallet në kërkim “i forti i Bulqizës”

Ditën e djeshme (13 maj), rreth orës 17:30 u raportua për të shtëna me armë në Bulqizë, ndërsa për fat të mirë nuk pati të lënduar. Autoritetet kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin, Fadil Ternova, i cili qëlloi drejt një automjeti të parkuar.

Ndërkohë pas hekurave ra shtetasi Xhoni Sollaku, cili dyshohet se ka ndihmuar autorin të largohet. Tërnova është një person i njohur për policinë e shtetit, pasi është arrestuar edhe në vitin 2020 për vepra të rënda panele.

Kush është Fadil Tërnova?

Ai konsiderohet si një prej të fortëve të Bulqizës, që prej vrasjes që ndodhi në vitin 2009, ku u përfshi edhe vetë Tërnova. Ky i fundit ka pasur një konflikt të vjetër me familjen Shehu, një prej djemve të së cilës njihej si një biznesmen i fuqishëm i kromit në zonë.

Kështu, në vitin 2009, Vëllezërit Shehu tentuan të vrisnin Fadil Ternovën, po nga kjo përleshje mbeti i vrarë Shefqet Shehu dhe u plagos rëndë Fadil Ternova. Ky i fundit në vitin 2017 ra pre e një atentati ku shpëtoi pa u prekur nga plumbat.

Ai e dinte se personi që e sulmoi me armë zjarri ishte djali i vogël i familjes Shehu dhe katër ditë pas atentatit i doli para atij dhe e kërcënoi. Më pas Ternova u shpall në kërkim, dhe nga arratia deklaroi se nuk dorëzohej, pasi nuk kishte besim te drejtësia shqiptare.

Veprat penale që rëndojnë më Ternovën:

“Përndjekja”, “Kanosja”, “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publik’’ dhe “Shkatërrim i pronës’’. “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Kanosje për të mos kallëzuar krimin” “Armëmbajtja pa leje”, dhe “Shtrëngim për dhënie pasurie”.

Për këto vepra penale, Gjykata e Shkalles së Parë Dibër i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”. Shtetasi Fadil Tërnova është person me rrezikshmëri të theksuar kriminale. I dënuar për vrasjen e shtetasit Sh. Sh., në vitin 2013, në qytetin e Bulqizës, i arrestuar e dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, si dhe i proceduar disa herë për vepra të ndryshme penale kundër personit si “Përndjekja”, “Kanosja”, “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publik’’ dhe “Shkatërrim i pronës’’.

Njoftimi i policisë:

Bulqizë/informacion paraprak, rreth orës 17.30, në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë,  shtetasi F.T., dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të parkuar,  në pronësi të shtetasit A.P.

Nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar. Shërbimet e Drejtorisë Vendore të  Policisë Dibër dhe ato të Komisariatit Bulqizë, po kontrollojnë zonën me qëllim kapjen e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.