Errësim xhamash, blerje gomash, bateri të reja për makinat dhe dyer anti-panik. Janë këto disa nga procedurat tenderuese të hapura nga Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ditët e fundit. Në Agjencinë e Prokurimit Publik është depozituar kërkesa e SPAK për të errësuar me 50 për qind xhamat anësorë dhe 90 për qind ata të pasmë të një automjeti tip “Skoda Oktavia”.
Ndërkohë Prokuroria e Posaçme kërkon të blejë një bateri për automjetin tip “Ford Tranzit”. Në dokumentin që shoqëron procedurën tenderuese kërkohet që bateria e lloji “AGM” me vlerë rreth 300 euro të ketë 2 vjet garanci.
SPAK kërkon gjithashtu të blejë 8 goma për dy automjete tip “Ford Mondeo” të vitit 2019 dhe po aq për dy “Mercedez Benz” të viteve 2019 e 2015. Në dokumentet e depozituara në APP specifikohet se kompania fituese, veç montimit do të duhet të bëjë e konvergjencën e gomave.
Më herët, Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kërkoi dhe bleu një derë anti-panik duralumin me dy kanata. Dera ngjyrë gri, me manjet dere për chek-in kushtoi 278 mijë lekë.