December 9, 2024
Kronikë Lajmi i fundit

Kapet gjermani me vaj hashashi, tentoi të kalonte kufirin te Tre Urat

Një shtetas gjerman u vu në pranga në pikën kufitare të Tre Urave teksa po tentonte të dilte nga Shqipëria, duke trafikuar një sasi lënde narkotike kanabis dhe vaj kanabisi.

Si rezultat i kontrolleve të imtësishme, Policia Kufitare e PKK Tre Urat, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Gjirokastër, vunë në pranga shtetasin gjerman D. J., 42 vjeç.

Në dalje të vendit, në furgonin që drejtonte 42-vjeçari u gjetën një sasi lënde narkotike cannabis sativa dhe një sasi vaji cannabisi.

Materialet proceduarale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.