September 11, 2024
Aktualitet Lajmi i fundit

Procesi i vettingut, KPK shkarkon nga detyra prokurorin e Elbasanit

Procesi i vettingut vijon të pastrojë nga radhët e drejtësisë, prokurorë dhe gjyqtarë të cilët kanë probleme me ligjin.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Elbasanit, Petref Asllani.

Prej fillimit të procesit të vettingut janë larguar nga drejtësia shumë prokurorë dhe gjyqtarë, që nuk kanë justifikuar dot pasurinë apo kanë pasur probleme të tjera me pastërtinë e figurës.