Një vend minierash në Republikën e Afrikës Qendrore u sulmua nga grupi rebel i quajtur 3R. Si pasojë e sulmit të armatosur kanë humbur jetën 10 persona.
Sipas lajmeve në median kombëtare, anëtarët e grupit rebel të quajtur 3R (Kthimi, Kërkesa, Përforcimi) kryen një sulm të armatosur në minierën e arit në qytetin Yaloke të Ombella-Mpoko.
Në sulm humbën jetën 10 civilë, mes të cilëve 7 gra dhe shumë të tjerë u plagosën. Ndërsa të plagosurit po trajtohen në spitalet rajonale, forcat e sigurisë nisën një operacion kundër anëtarëve të 3R në rajon.
Prej disa kohësh, grupet e armatosura si Seleka, Anti-Balaka, 3R, Unioni për Paqe (UPC), Lëvizja Patriotike CAR (MPC), Ushtria e Rezistencës së Zotit (LRA) po organizojnë sulme, veçanërisht për dominimin e rajoneve të pasura me burime nëntokësore.
Grupet rebele u mblodhën nën ombrellën e Koalicionit të Patriotëve për Ndryshim (CPC) për të kapur kryeqytetin Bangui. Mijëra njerëz, kryesisht myslimanë, janë vrarë dhe më shumë se 1 milion njerëz janë zhvendosur në vend, nën dhunën e vazhdueshme që nga viti 2013.