September 11, 2024
Lifestyle

Bëhuni gati! Rikthehet “leopardi”, si të vishni printin më “in” të vitit 2024

Ndonëse mund të duket sikur leopardi ka bërë një rikthim të ngadaltë vitet e fundit, bëhuni gati sepse këtë verë është në modë fuqishëm.

Për disa prej nesh, dashuria për leopardin filloi shumë herët, e ndërsa për të tjerët nuk ka ekzistuar kurrë. Ndonëse ka momente kur ai del nga moda për shkak se priremi drejt tendencave më minimaliste, ne gjithmonë mirëpresim rikthimin.

Në 2024 ai është rikthyer, duke u bërë simboli i minimalizmit të rafinuar dhe elegant, por që bie në sy për stilin.

Ne po ju sjellim, disa nga veshjet tona të preferuara të leopardit për verën 2024.