Një fabrikë kimike që përdorej gjerësisht dhe nga ushtria ruse është përfshirë nga flakët mëngjesin e së mërkurës në qytetin Novocheboksarsk.
Sipas raportimeve, fabrika “Khimprom” përdorej për prodhimin e helmetave dhe jelekëve antiplumb për trupa ruse, teksa shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta.
Aktualisht mësohet se nuk ka të lënduar dhe nuk ka rrezik për çlirim të lëndëve të dëmshme.
Autoritetet ruse kanë nisur tashmë hetimet rreth incidentit dhe së shpejti do të dalin me rezultatet e para.