May 27, 2024
Kronikë Lajmi i fundit

E rëndë në Tiranë, gjarpri pickon 10-vjeçaren në ambjentet e shkollës, e mitura niset drejt spitalit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në Farkë. Një vajzë 10-vjeçare është pickuar nga një gjarpër në ambjentet e pasme të një shkolle private. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:35, ndërsa e mitura është nisur drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

“Rreth orës 12:35, në Farkë, në ambientet e pasme të një shkolle private, një nxënëse e moshës 10 vjeçe, është pickuar nga një gjarpër. E mitura aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, – thotë policia në njoftimin paraprak.