June 5, 2024
Lajmi i fundit Sport

Mbarojnë pushimet për Silvinjon, niset drejt Shqipërisë, vajza e tij ndan fotot dhe videon emocionuese

Pushimet e trajnerit të Kombëtares shqiptare, Silvinjo kanë përfunduar. Tashmë ai duhet të nisë nga puna për Europianin e Gjermanisë.

Tashmë braziliani është nisur për në Shqipëri. Lajmi është bërë i ditur nga vetë vajza e tij përmes disa postimeve në rrjetet sociale.

Tati Mendes ka ndarë disa foto të takimit mes prindërve, pasi ajo është nisur drejt Madridit dhe Silvinjo në vendin tonë, ndërsa nëna do të qëndrojë në Lisbonë.

Tati ka ndarë dhe një video të trajnerit, i cili është në aeroport me mbishkrimin: “Shihemi në Gjermani babi, të dua shumë”.

Shikoni VIDEON