Në rrjetet sociale janë publikuar pamje të momenteve vetëm pak sekonda pas atentatit me armë ndaj kryeministrit të Sllovakisë Robert Fico.
Ai u qëllua pas mbledhjes së qeverisë të mbajtur këtë të mërkurë në qytetin Handlova nga një person, i cili u arrestua menjëherë.
Në rrjetet sociale është publikuar edhe momenti kur truprojat kanë transportuar kryeministrin në makinë për ta nisur më pas menjëherë drejt spitalit. Nga të dhënat e para, dyshohet se Fico është qëlluar disa herë në kraharor dhe në bark.
Silahlı saldırıya uğrayan ve yaralanan Polonya Başbakanı Robert Fico’nun, hastaneye götürüldüğü anlar! pic.twitter.com/MExCysSR8u
— Siyasetik (@siyasetikcom) May 15, 2024