Policia e Elbasanit ka referuar materialet në prokurori për një të mitur i cili ka lënduar me një mjet të mprehtë një 13 vjeçar.
Veprimet procedurale me 9-vjeçarin u kryen në prezencë të prindit, psikologut dhe mbrojtësit ligjor, të cilët morën informacion për këtë ngjarje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.