May 27, 2024
Bota Lajmi i fundit

Publikohet video e momentit kur autori qëllon mbi kryeministrin e Sllovakisë

Pak orë pas atentatit ndaj kryeministrit sllovak Robert Fico, gjendja e të cilit paraqitet kritike, në media është publikuar edhe një video e momentit kur shkrimtari 71-vjeçar Juraj Tsintula qëllon mbi shefin e qeverisë.

Në video dëgjohen të shtënat nga arma që shkrimtari mbante me leje. Tsintula shihet teksa i afrohet kryeministrit dhe qëllon pesë herë në drejtim të tij, duk i shkaktuar tre plagë, dy në krah dhe një në bark.

Forcat e sigurisë së kryeministrit sllovak nxitojnë menjëherë në vendngjarje ndërkohë që mbizotëron kaosi absolut.

Ndërkohë, orët në vijim do të jenë kritike për shëndetin e kryeministrit sllovak. Sipas përditësimit të siguruar nga faqja e tij zyrtare në Facebook, Fico është dërguar me helikopter në spitalin Roosevelt në Banska Bystrica.