September 11, 2024
Bota Lajmi i fundit

Qëlloi me armë zjarri kryeministrin sllovak, autori shkrimtar i njohur

Juraj Tsintula, 71 vjeç është autori që qëlloi me armë zjarri kryeministrin sllovak Rober Fico, pak orë më parë, teksa ky i fundit dilte nga një godinë ku kishte zhvilluar një mbledhje qeverie. Raportohet se Tsintula është një shkrimtar i njohur. Ai njihet si mbështetës i partisë së majtë radikale opozitare Progresive Sllovakia, Juraj Cintula.

Më herët, mediat sllovake raportuan se sulmuesi ishte nga qyteti lokal Levice. Ende nuk dihen motivet e tij. Në vitin 2016, Tsintula punoi si roje sigurie në një qendër tregtare.

Ndërkohë Rober Fico, u transportua menjëherë në spital ku ndodhet në gjendje kritike për jetën. Ai është ende në sallën e operacionit. Fico është në mandatin e tij të tretë si kryeministër i Sllovakisë.