Një burrë i armatosur me thikë plagosi disa njerëz në rrugët e qytetit verior Zofingen të Zvicrës, përpara se të arrestohej nga policia. Policia nuk dha numrin e viktimave apo detaje mbi sulmuesin.
“Kemi disa të plagosur. Ata janë shpëtuar dhe po shkojnë në spital,” shpjegoi një zëdhënës i forcave të policisë.
Sipas mediave autori ka sulmuar me thikë kalimtarët dhe në mesin e të plagosurve ka qenë edhe një grua shtatzënë. Sulmuesi më pas u ndalua në një ndërtesë. Në orën 18:38, policia kantonale njoftoi në X se burri ishte arrestuar, ndërsa arsyet e sulmit nuk janë ende të qarta.
Burri fillimisht sulmoi një kalimtar në stacionin hekurudhor në qytetin me 12,000 banorë në kantonin Aargau, rreth 60 kilometra në perëndim të Zyrihut. Më pas ai plagosi disa njerëz përpara se të hynte në një shtëpi, tha policia në një deklaratë. Pas dy orësh negociata me një ekip të specializuar, ai u arrestua.