May 15, 2024
Tirana, Albania
Lifestyle

Shpallet finalisti i dytë i Big Brother Vip! Julian Deda dhe Meriton Mjekiqi në përballje “kokë më kokë”, ja kush u përzgjodh

Julian Deda është shpallur finalisti i dytë i Big Brother Vip. Aktori i humorit ishte në një televotim kokë më kokë me moderatorin Meriton Mjekiqi.

Por, Jul Deda ka siguruar më shumë vota nga publiku dhe është përzgjedhur finalisti i dytë.

Pak ditë larg finales, ja kush është banori që u eliminua nga Big Brother Vip! Moderatorja Erjola Doçi ia merr “valles”

“Shkon në finale që sonte Juli”, tha moderatori i emisionit, Ledion Liço.

Pas komunikimit të vendimit, dy banorët janë përqafuar me njëri-tjetrin.

Ndërkohë finalisti i parë është përzgjedhur Romeo Veshaj, i cili ishte përballë të dashurës së tij Heidi Baçi.