October 2, 2024
Aktualitet Lajmi i fundit

Shqipëria anëtarja më e re e Forcave të Kombinuara Detare

Forcat e Kombinuara Detare mirëpritën Shqipërinë dhe Libanin si anëtarët e 44-të dhe të 45-të të partneritetit më të madh të sigurisë detare në botë. CMF është bashkëpunimi më i madh detar në botë, i përbërë nga një staf në Bahrein dhe pesë task forca të kombinuara shumë të fokusuara në trajnimin e sigurisë detare dhe iniciativat rajonale kundër piraterisë.

Zëvendësadmirali i Marinës Amerikane, George Wikoff, komandanti i CMF, tha se ishte një kënaqësi e madhe të mirëprisnin Shqipërinë dhe Libanin në Forcat e Kombinuara Detare.

Ai shtoi se zgjerimi i CMF sjell aftësi dhe ekspertizë nga më shumë kombe dhe se ai pret të përgatitet së bashku ndërsa ata vazhdojnë të përcaktojnë standardin global.

Task Forcat e kombinuara përfshijnë:

CTF 150 fokusohet në sigurinë detare në Detin Arabik, Gjirin e Omanit dhe Oqeanin Indian.

CTF 151, i cili kryeson iniciativat rajonale kundër piraterisë.

CTF 152 është e angazhuar për sigurinë detare në ujërat e Gjirit Arabik.

CTF 153, përgjegjës për sigurinë detare në Detin e Kuq, Gjirin e Adenit dhe Bab al-Mandeb.

CTF 154, i krijuar në maj të vitit të kaluar, rrit trajnimin rajonal të sigurisë detare.

Zonat kolektive të përgjegjësisë së task-forcave të kombinuara përfshijnë 3.2 milionë kilometra katrorë ujë, duke mbuluar disa nga korsitë më të rëndësishme të transportit detar në botë.