May 15, 2024
Tirana, Albania
Kronikë Lajmi i fundit

Tiranë/ Sherr mes të miturve në ambjentet e shkollës, përfundon në spital 12-vjeçari

Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike ka ndodhur këtë të mërkurë, në rrugën “Dalip Topi”, në ambjentet e një shkolle 9-vjeçare. Dy të mitur 12-vjeç, janë konfliktuar me njëri tjetrin dhe si pasojë njëri prej tyre ka përfunduar me dëmtime në spital.

I mitur raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve.

“- Rreth orës 11:30, në rrugën “Dalip Topi”, në ambientet e një shkolle 9-vjeçare, janë konfliktuar dy të mitur të moshës 12 vjeç. Si pasojë është dëmtuar njëri prej tyre i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”,- thotë policia në njoftimin paraprak.