Policia ka bërë të ditur se një sasi lënde plasëse ka shpërthyer, në orët e vona të së martës, në një magazinë në Durrës.
Policia ka bërë të ditur se ka arritur të identifikojë autorin e ngjarjes, i cili është një 24-vjeçar, ndërsa motivet e ngjarjes janë të paqarta.
“Vuri lëndë plasëse në një magazinë, Policia identifikon autorin dhe vijon punën për kapjen e tij. Menjëherë pas njoftimit , rreth orës 23:45, të datës 14.05.2024, se në magazinën në pronësi të shtetasit L. M., 50 vjeç, në fshatin Shkafane, kishte ndodhur një shpërthim (me pasojë vetëm dëme materiale), shërbimet e Postës së Policisë Manzë kanë shkuar në vendngjarje. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore është identifikuar autori i dyshuar i rastit, shtetasi E. B., 24 vjeç, banues në fshatin Rrotull.
Vijojnë kërkimet për kapjen e tij, si dhe në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, vijojnë hetimet për të provuar ligjërisht rrethanat e këtij rasti”.