Autori i vrasjës së efektivit të Policisë në Fier është vetëdorzuar në Polici mbrëmjen e sotme. Mësohet se Azgan Mërnica, sapo ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Fierit.
Novruz Cenalia u vra dy ditë më parë në fshatin Baltëz pas një konflikti të çasti me 23-vjeçarin Azgan Mernica. Konflikti dyshohet se ka nisur për një kalim me makinë në rrugët e ngushta të fshatit.
Prokuroria e Fierit ka nisur procedimin penal për vrasjen e efektivit të forcave Shqiponja Novruz Cenalia dy ditë më parë nga Azgan Mernica.
Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se procedimi penal nisi për veprat penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.