Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky anuloi të gjitha udhëtimet e ardhshme jashtë vendit, ndërsa trupat e tij luftojnë për të kontrolluar një sulm të ri ndërkufitar nga forcat ruse.
Gjatë ditëve të fundit, Rusia nisi një ofensivë të r, jo shumë larg qytetit të dytë të Ukrainës, Kharkiv, e cila ka detyruar disa trupa ukrainase të tërhiqen. Në qytetin ukrainas të Vovchansk, shefi i policisë së zonës u kërkoi banorëve të evakuoheshin.
Më në jug, Rusia pretendoi se kishte pushtuar Robotyne, një fshat që Kievi mori përsëri verën e kaluar. Megjithatë, një zëdhënës i ushtrisë ukrainase i mohoi ato pretendime duke thënë; “Ky informacion nuk është i vërtetë”
Në mes të të gjitha këtyre përplasjeve, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken premtoi një fond shtesë ushtarake prej 2 miliardë dollarësh për Ukrainën gjatë një vizite në Kiev.
Menjëherë pas këtij njoftimi, presidenti rus Vladimir Putin bëri një fjalim publik duke deklaruar se shpenzimet e mbrojtjes në vend do të rriteshin në më shumë se 8% të PBB-së.
Putin tha gjithashtu se janë duke u planifikuar operacione të mëtejshme ushtarake në Ukrainë
Ndërsa forcat ukrainase vazhdojnë të luftojnë kundër ofensivës së fundit ruse në periferitë veriperëndimore, sulmet ajrore të Rusisë në qytetet jugore të Ukrainës kanë plagosur të paktën 17 persona.