October 2, 2024
Kronikë Lajmi i fundit

“Babai vrau mamin”, pa nënën të vdekur, vajza e 40-vjeçares shqiptare në Greqi shpërthen në lot

Mediat greke kanë publikuar të tjera detaje të lidhen me vrasjen e 40-vjeçares shqiptare nga bashkëshorti i saj me thikë. 40-vjeçarja Enkelejda Danaj ishte nënë e dy fëmijëve. Raportohet se vajza e saj ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe i ka thënë “Ndoshta është nëna ime”. Detajet i ka dëshmuar një banore e zonës në Menidi, e cila ka treguar se vajzën e pa në gjendje shoku duke folur në telefon dhe duke thënë se babai i saj ka vrarë nënën e saj.

Ajo shpërtheu në lot dhe me një foto të nënës në celular pyeste policin nëse gruaja e vrarë ishte mamaja e saj 40-vjeçare.

“Një vajzë e vogël erdhi këtu në vendin e ngjarjes, dhe tha ‘ndoshta është nëna ime’ ndërsa ajo po qante. Ajo i tregoi një foto policisë dhe kështu u identifikua si nëna e saj. Ajo tha se mamaja e saj nuk shkoi në punë sot dhe pasi ia tregoi fotografinë policisë, u tha se babai i saj e kishte vrarë. Ajo fliste në telefon dhe thoshte më kanë vrarë mamanë, kanë vrarë mamanë ime, ajo ishte shumë e tronditur. Ajo po thoshte ‘ndoshta babai im e vrau, ai e gjeti atë rrugës për në punë'”, thotë dëshmitarja.

Siç shpjegon ajo, vajza me siguri në atë moment ka qenë duke folur me vëllain e saj dhe i ka thënë: “Babi ka vrarë mamin”.