October 9, 2024
Lifestyle

Bëni kujdes! Këto janë shkaqet kryesore që sjellin tradhëtinë në një marrëdhënie

A e keni menduar ndonjëherë pse ju ka tradhëtuar partneri? Mos ndoshta kur ju ka ndodhur jeni mërzitur dhe nervozuar, e nuk jeni përpjekur të gjeni shkaqet e këtij veprimi. Po ju rendis arsyet kryesore pse partneri tradhëton, e ndoshta duke ditur arsyet do të mund të gjeni dhe si ta shmangni.

1. Lidhja juaj ka mbaruar

Shkaku më kryesor padiskutim që është fundi i lidhjes suaj. Nëse dy persona janë të dashuruar, mes tyre nuk ka vend për një të tretë. Ndaj, para se të fajësoni vajzën apo djalin që hyri mes jush, duhet të kuptoni që ishit ju të dy që i dhatë këtë mundësi.

2. Dëshira seksuale

Ndonjëherë, partneri juaj nuk tradhëton sepse nuk ju do, apo sepse gjithçka mes jush ka mbaruar. Shkaku mund të jetë më sipërfaqësor, thjesht dëshira seksuale. Pra, mes jush ka ende dashuri, por kur shfaqet një person i ri tërheqës, partneri juaj mund të joshet e të humbasë kontrollin.

3. Vetëbesimi i ulët

Nëse partneri juaj ju tradhëton, nuk do të thotë që është domosdoshmërisht faji juaj. Ndoshta ai thjesht ka vetëbesim të ulët, e kjo është mënyra e tij të ‘rifitojë’ këtë besim te vetja, të ndihet më i sigurt e më i dëshiruar.