June 19, 2024
Aktualitet Lajmi i fundit

E kërkojnë prodhuesit, Shqipëria mund të lejojë importin e mbetjeve nga jashtë

Shqipëria mund të lejojë importin e mbetjeve nga jashtë. Ato do të jenë të kategorisë “ jo të rrezikshme” dhe do të përdoren për lëndë djegëse në industrinë e çimentos, industrinë prodhuese dhe atë ricikluese.

Kërkesa ka ardhur nga Shoqata e Prodhuesve të Shqipërisë. Nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit konfirmohet depozitimi i kërkesës dhe po shqyrtohet mundësia, “por për momentin nuk ka një po ose një jo”.

Kërkesa për lejimin e importeve të mbetjeve të parrezikshme konfirmohet dhe nga Shoqata e Prodhuesve Shqiptarë të cilët kërkojnë përfshirjen e saj në projektligjin për “Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve”.