September 11, 2024
Bota Lajmi i fundit

FOTOT/ Kjo është 33-vjeçarja e cila u vra nga kolegu në komisariat, dyshohet për krim pasioni

Mediat italiane raportojnë se viktimë ka mbetur 33-vjeçarja Sofia Stefani, ndërsa autori është 60-vjeçari Giampiero Gualandi, i cili në të shkuarën kishte qenë edhe komandant brigade.

Ngjarja e rëndë ndodhi këtë të enjte në Bologna të Italisë. Një police është qëlluar me armë zjarri nga kolegu i saj 60-vjeçar, dhe ka humbur jetën në ambientet e institucionit.

Pas ngjarjes 60-vjeçari ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht, pasi ai ka qenë duke pastruar armën.

FOTOT/ Kjo është 33-vjeçarja e cila u vra nga kolegu në

Ka reaguar edhe kryebashkiaku i Anzola Bolognese, Giampiero Veronesi, i cili ka deklaruar se është i tronditur nga gjithë kjo që ka ndodhur.

Jam vërtetë zemërthyer dhe i tronditur që diçka e tillë mund të ndodhë në Bashkinë tonë, e cila është shumë e vëmendshme dhe gjithmonë në vijën e parë kundër dhunës ndaj grave. Ne mblidhemi rreth familjes së kësaj vajze”, u shpreh Veronesi.

FOTOT/ Kjo është 33-vjeçarja e cila u vra nga kolegu në
Pavarësisht deklaratave të Gualandit, policia po heton edhe pistën e krimit të pasionit, pasi dyshohet se mes dy kolegëve mund të ketë patur edhe romancë të fshehtë, por që mund të jetë prishur kohët e fundit nga 33 vjeçare e cila mbeti e vrarë brenda ambjenteve të komisariatit çka tronditi opinionin publik italian.

FOTOT/ Kjo është 33-vjeçarja e cila u vra nga kolegu në