Magjistari i njohur David Copperfield është akuzuar për ngacmime seksuale dhe sjellje të papërshtatshme nga 16 gra, sipas një hetimi nga byroja amerikane e gazetës britanike ‘The Guardian’. Akuzat detajojnë se Copperfield dyshohet se ka droguar tre gra përpara se të kryente marrëdhënie seksuale me to, të cilat pretendonin se nuk ishin në gjendje të jepnin miratimin për shkak të gjendjes së tyre.
Gjysma e akuzave vijnë nga gra që pretendojnë se kanë qenë nën moshën 18-vjeçare në kohën e takimeve, disa deri në moshën 15-vjeçare dhe përfshijnë një periudhë nga fundi i viteve 1980 deri në vitin 2014.
Përballë akuzave të reja, Copperfield mohoi çdo gjë kur u pyet për koment nga ‘The Guardian’ përpara publikimit të hetimit të saj të mërkurën. Avokatët e tij pretenduan se Copperfield kurrë nuk kishte vepruar në mënyrë të papërshtatshme me askënd, e lëre më me të mitur, duke i quajtur pretendimet e gazetës jo vetëm të rreme, por edhe krejtësisht të pabesueshme.