October 30, 2024
Aktualitet Lajmi i fundit

Komisioni ‘TIMS’/ Dëshmia në mesnatë e ish-shefit të IT së policisë, Ervin Muça! Lë arrestin e shtëpisë, policia e shoqëron në kryesi

Ish drejtori i IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Muça, i cili aktualisht ndodhet në arrest shtëpie, pasi akuzohet për kopjimin pa autorizim të të dhënave të sistemit TIMS, po dëshmon në komisionin hetimor ‘TIMS’.

Ish-drejtori i IT-së është futur i shoqëruar nga policia e Shtetit, ndërsa mbledhja po mbahej me dyer të mbyllura.

Dëshmia e tij zgjati 30 minuta dhe kur doli u pyet nga gazetarët se kush e detyroi të merrte të dhënat e TIMS.

“E kam dhënë këtë përgjigje”, tha Muça.