May 27, 2024
Aktualitet Lajmi i fundit

Kundërshtojnë masat antimafie, 7 të dënuar në Peqin në grevë urie

7 të burgosur të regjimit  “41-bis”, në burgun e sigurisë së lartë në Peqin kanë hyrë në grevë të pjesshme urie.

Burime zyrtare nga ky institucion bëjnë me dije se të burgosurit prej 2-3 ditësh  kanë refuzuar ushqimin, por jo kafen dhe ujin ku këtë të fundit e shoqërojnë edhe me sheqer.

Ata kanë refuzuar ushqimin pasi janë kundër aplikimit të  regjimit “41-bis”, i cili parashikon izolimin e rreptë për ta. Kundërshti kanë shprehur edhe për kontrollet e shpeshta që janë kryer me urdhër nga vetë institucioni. Mësohet se në grevë urie të pjesshme kanë kaluar: Ilir Kupa, Sokol Mjacaj, Aldo Hoxha, Anterio Kaloshi, Fatmir Pjetro, Erion Veziaj, Nikolin Topalli.

Të burgosurve u lind e drejta t’i drejtohen gjykatës për pretendimet e tyre.