Në Samitin e tretë rajonal të Liderëve të Ballkanit Perëndimor, dhe Bashkimit Europian, i cili mbahet në Kotor, Mali i Zi, me fokus Planin e Rritjes së Ballkanit Perëndimor, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili u bë bashkë edhe me Ramën e Vuçiç, u shpreh se Kosova i ka përmbushur të gjitha reformat dhe është gati të bashkohet me treguan e përbashkët Europian.
“Teksa jemi mbledhur këtu për të diskutuar rrugën drejt Europës suksesi i Kosovës duhet të njihet. Kjo është strategjia me efikase për të forcuar lidershipin në Ballkanin Perëndimor.
Nëse ka një mesazh që do të doja t’i dërgoja Bashkimit Evropian nga Kotori është që të kontrollojë progresin e reformave demokratike në vendet e Ballkanit. Më lejoni të adresohem për progresin që kemi bërë. Në Kosovë Plani i Rritjes përfaqëson një mundësi për t’u bashkuar me tregun e përbashkët. Përmbushja e reformave të agjendës qeveritare është thuajse e përfunduar”, u shpreh kryeministri i Kosovës ndër të tjera.
Ndërkohë, kryeministri Edi Rama tha se kishin përgatitur plane për reforma individuale kemi identifikuar çështje që duhet të sillen përpara dhe shto se kanë nisur përgatitje për tregun e përbashkët.
“Ardhja në Kotorr është një kënaqësi e madhe dhe dëshiroj ta nis duke shprehur përveç zhgënjimeve edhe entuziazmin për atë që po ndodh dhe dua të falënderoj Komisionin për punën që kanë për ne. Kur palët flasin me njëra tjetrën mund të kemi shumë arritje. Progresi që kemi arritur në pesë muajt e kaluar që nga takimi në Shkup flet vetë. Kemi përgatitur plane për reforma individuale, kemi identifikuar çështje që duhet të sjellim përpara dhe kemi nisur përgatitje për tregun e përbashkët. Duhet të vazhdojmë planet zhvillimore. Synojmë të jemi gati deri në vitin 2027, presim që Komisioni të finalizojë hartën rrugore”, tha ndër të tjera kryeministri Rama në fjalën e tij në këtë samit.