Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë një kërkesë tepër të fortë presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gjatë fjalës së tij në Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të Bashkimit Europian, i cili po mbahet në Kotorr të Malit të Zi.
Kurti kërkoi nga Serbia që të dorëzojë në Kosovë, Milan Radoiçiq, i cili njihet si organizatori i sulmit të 24 shtatorit në Banjskë, ku mbeti i vrarë efektivi Afrim Bunjaku.
“Marrëdhëniet e mira fqinjësore në rajonin tonë janë të domosdoshme. Kërkoj nga Serbia që ta dorëzojë Milan Radoiçiqin në Kosovë dhe gjithashtu dhe grupin e tij paramilitar që e kanë vrarë rreshterin tonë Afrim Bunjaku, më 24 shtator”, tha Kurti.