Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e Durrësit ku babai mbajti peng me armë në duar fëmijët e tij për disa orë. Në lidhje me ngjarjen kanë folur gruaja dhe vjehrra e 40-vjeçarit, Aleks Marku.
Në një prononcim për emisionin “Me zemër të hapur” në News24 bashkëshortja e Aleksit, Bardha Marku dhe nëna e saj deklaruan se frika më e tyre e madhe ishte fati i fëmijëve.
Vjehrra e 40-vjeçarit tha se ai është një frikacak.
“Frikacaku! Ne menduam se kishte mbytur fëmijët.”, tha ajo.
40-vjeçari nga Lezha Aleks Marku është vetëdorëzuar pas rreth 5 orësh negociata me efektivët e repartit RENEA. Ndërkohë është zbardhur dëshmiar e vet Aleks Markut në polici, i cili ka pranuar konfliktin me bashkëshorten. Kjo e fundit sipas tij ishte e lidhur me dikë tjetër. Ai ka pohuar se në apartmentin ku shkoi i mori fëmijët sepse donte t’i largonte nga i dashuri i gruas dhe pretendon se ky i fundit po vinte për ta sulmuar, prandaj kishte dalë me kallashnikove në dritare.
Autoritetet thonë se djalin, në momentin që qëllonte, po e mbante në ballkon dhe i kishte mbushur mendjen që nëse vinte policia t’i tregonte policisë se disa burra kanë ardhur të na vrasin. Nëna me fëmijët tashmë janë kthyer në Lezhë dhe nuk ndodhen në apartamentin në Shkëmbin e Kavajës. Me bashkëshorten ai ishte martuar prej 11 vitesh dhe ajo e kishte denoncuar në Komisariatin e Lezhës, për dhunë psikologjike. Për Aleks Markun pritet të dalë testi i drogës.