December 15, 2024
Bota Lajmi i fundit

Nënë e bir gjenden të vdekur në shtëpi nga policia, dyshohet për…

Nënë e bir u gjetën të vdekur në një shtëpi në Chiaravalle, Itali. Policia që i gjeti ata të pajetë u lajmërua nga pronarët e godinës që kishin nuhatur një erë të fortë në ndërtesë.

Dy trupat e tyre, ajo 77 vjeç dhe ai 54 vjeç, u gjetën pasditen e sotme në një apartament në Chiaravalle.

Trupat e tyre u gjetën me plagë, shkaktuar nga goditjet me thikë, por dera e banesës ishte e mbyllur çka ka ngritur dyshime për vrasje dhe vetvrasje.

Sipas një rikonstruksioni fillestar nga policia, vdekjet datojnë pak ditë më parë. Hipoteza e parë është se mund të bëhet fjalë për vrasjen e nënës nga djali dhe më pas vetëvrasje.