Pas takimit të së dielës më 12 maj në Athinë, kryeministri Rama do të vijojë në Itali turin e tij të takimeve me diasporën shqiptare.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Rama ka bërë të ditur se takimi me shqiptarët e Italisë do të mbahet në Milano. Shqiptarët do të mblidhen në pallatin e sportit “Palayamamay” në orën 11:00.
Takimi i Athinës bëri shumë bujë në mediat e shtetit fqinj, por pati reagime edhe nga Serbia, ku u kërkua një aleancë Serbi-Greqi kundër Shqipërisë së madhe, sipas tyre.
Edhe në Itali, Rama pritet të mbledhë me mijëra shqiptarë që jetojnë e punojnë në këtë shtet prej vitesh.