May 16, 2024
Tirana, Albania
Bota Lajmi i fundit

‘Qëndroi në koma për katër orë’! Kryeministri sllovak është jashtë rrezikut për jetën

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, është jashtë rrezikut për jetën. Lajmin është konfirmuar nga prestigjiozja britanike, BBC prononcimi nga Zëvendëskryeministri Sllovak Tomas Taraba. Zyrtari i lartë sllovak tha se operacioni shkoi shumë mirë dhe në fund Kryeministri arriti të mbijetojë.

“Isha shumë i tronditur, për fat të mirë me sa di operacioni shkoi mirë dhe mendoj se në fund do të mbijetojë. Ai nuk është në një situatë të rrezikshme për jetën në këtë moment. Si fillim plumbi i atentatorit e goditi Kryeministrin në stomak dhe një tjetër në kyçin e dorës. Ai ndenji në koma për rreth 4 orë”, u shpreh zv.kryeministri Tomas Taraba.

Mister mbeten motivet e këtij krimi, por Ministri i Mbrojtjes sllovak, Robert Kalinak theksoi gjatë një deklarate për mediat, se ngjarja ishte e motivuar politikisht.

”Po flasim vetëm për nivelin e demokracisë. Për aftësinë për të kuptuar njëri-tjetrin, për të pranuar mendimin e tjetrit. Dhe jo vetëm një është i mirë. Se dikush ka një mendim tjetër, është gjithashtu, edhe vendi i tij në Tokë, dhe fusha politike. Pra, kjo është çështja që ka ndodhur, është një sulm politik”, deklaroi Kalinak.

Autori i krimit besohet të jetë një aktivist 71-vjeçar. Pak dihet për të kaluarën e tij. Mediat prestigjioze e rendisin si pjesë të një organizimi pro-rus në Sllovaki. Atentatori i cili fshihej mes turmës së mbledhur para një ndërtesë publike, i ka thirrur kryeministrit dhe e ka qëlluar.

Para grupit hetimor, autori mësohet të ketë thënë se nuk ishte dakord me politikat qeverisëse. Ndërsa djali i tij nuk kishte ndonjë koment për ngjarjen por theksoi se nuk e ka votuar kurrë Kryeministrin aktual Robert Fico.

Duke e përshkruar të shtënat si një krim “monstruoz”, Putin tha në një mesazh dërguar Presidentes së Sllovakisë: “Unë e njoh Robert Fico si një burrë të guximshëm dhe me mendje të fortë. Shpresoj shumë që këto cilësi do ta ndihmojnë atë të mbijetojë në këtë situatë të vështirë”.

Sakaq, Biden ofroi ndihmën e SHBA për Sllovakinë, duke thënë në një deklaratë se, “Ne e dënojmë këtë akt të tmerrshëm dhune”.