Të paktën tre persona u vranë dhe 16 të tjerë u plagosën pas një shpërthimi zjarri në një kioskë në Dusseldorf, Gjermani, herët në mëngjesin e së enjtes, më 16 maj, njoftuan mediat lokale, duke cituar autoritetet e qytetit.
Shërbimi Zjarrfikës i Duseldorfit tha se dy nga 16 të plagosurit ishin në gjendje të rëndë.
Zjarri u përhap nga ambientet e lokalit anës rrugës në apartamentet sipër, tha shërbimi zjarrfikës. Disa njerëz duhej të shpëtoheshin nga ballkonet e ndërtesës. Shkaku i zjarrit është ende nën hetim