Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj ka sjellë në seancën e sotme plenare vrasjen e efektivit në Fier, Novruz Cenalia nga Azgan Mërnica. Felaj komentoi foton e postuar në 2021 nga deputeti demokrat Luan Baçi ku pranë tij ishte dhe autori i vrasjes së efektivit.
“Deputetë këtu kanë mbajtur deklarata zhgënjyese, as nuk kanë ngushëlluar as nuk janë distancuar nga personi në fjalë. I kanë bërë këto deklarata gjatë kohës që mbahej mitingu para bashkisë.“, tha Felaj.
Në përgjigje ndaj saj nisi të fliste deputetja e PD, Jorida Tabaku, por fjala iu ndërpre nga drejtuesja e seancës. Tabaku pa mikrofon nga vendi iu drejtua Felajt, duke i thënë: Turp t’ju vijë.
PËRPLASJA:
Felaj: Strukturat e ligjit janë të detyruara që të veprojnë edhe kryesisht, pa qenë nevoja pa kallëzim. Që t’i rikthehen historisë së krijimit të këtyre strukturave. T’i rikthehen atyre deputeteve që kanë preferuar që të kenë kontingjent kriminal për të mbledhur votën. T’i rikthehen analizimit të profileve të këtyre personave, sepse janë grupe kriminale dhe këtu do të doja që të kishte vëmendja edhe SPAK dhe BKH. Falë medias jeni vënë në dijeni të këtyre të dhënave. Nuk na lejohet ne të zgjedhurve në këtë sallë, ne që kemi votuar ligjin e kriminalizimit, kemi votuar për të nxjerrë nga dera kriminelet, disa këtu përpiqen ti fusin nga dritarja. Deputetë këtu kanë mbajtur deklarata zhgënjyese, as nuk kanë ngushëlluar as nuk janë distancuar nga personi në fjalë. I kanë bërë këto deklarata gjatë kohës që mbahej mitingu para bashkisë.
Tabaku: Ne po diskutojmë një marrëveshje me Interpolin për një konferencë edhe në komision ka pasur dakordësi dhe nuk është përdorur për politikë. Më vjen keq që një zonjë si ju që drejtoni seancën që flisni nga ajo foltorja… mos ma ndërprit fjalën. E kam për procedurë
Felaj: Ju nuk keni të drejtë të komenti fjalën time. Nëse doni të flisni për këtë pikë të rendit të ditës ju pyeta dhe thatë JO. Uluni, asnjë koleg nuk ju jepet e drejta të komentojë fjalën e një kolegu tjetër. Ju nëse e gjeni veten të mbështetur nga kriminele ju bëj thirrje distancohuni. Uluni. Mos bëjmë lojëra. Nuk keni të drejtën të komenti fjalën time dhe të askujt. Nuk kam, pse tju jap fjalën sepse jua dhashë dhe nuk e shfrytëzuat.
Tabaku flet pa mikrofon: Të të vijë turp
Felaj: Zonjë t’ju vijë turp për kolegët tuaj. Ata që thoni janë të ndershëm i njohim për familjarë po janë kriminele të pashpirtë. Ishte koha të ulnit kokën dhe të mos flisnit për këtë që keni bërë.