Policia e Kukësit bën me dije se ka identifikuar personin që humbi jetën dy ditë më parë në afërsi të fshatit Gjegjan, si pasojë e një aksidenti rrugor.
Mësohet se personi që humbi jetën është S. Y., 72 vjeç, banues në Kosovë, trupi i të cilit u tërhoq nga familjarët.
Më herët për këtë aksident është arrestuar drejtuesi i mjetit A. M.