May 27, 2024
Kronikë Lajmi i fundit

U gjet e pajetë nga një kalimtar, 40-vjeçarja shqiptare kishte bërë denoncim për dhunë në familje

Detaje të reja dalin nga vrasja e 40-vjeçares shqiptare në Greqi. Gruaja u gjet e pajetë në kryqëzimin e rrugëve Parnithos dhe Aristotelous, një nga pikat më qendrore të Menidit.

Sipas informacioneve të para, shqiptarja është goditur me thikë në bark, ndërsa pranë saj është gjetur një çantë.

Vritet me thikë në bark një 40-vjeçare shqiptare në Greqi, dyshohet nga partneri i saj

Trupi i pajetë është pikasur rreth orës 06:00 nga një banor i zonës dhe ka njoftuar policinë.

Pista e hetimit është vrasja, ndërsa është përjashtuar mundësia e grabitjes. Pas identifikimit të gruas, ka rezultuar se ajo kishte bërë një denoncim për dhunë në familje.