Është vënë në pranga 50-vjeçari shqiptar, Eduart Danaj, i cili vrau me thikë ish-bashkëshorten, Enkelejda Danaj në mes të rrugës në Athinë. 40-vjeçarja u gjet e pajetë mëngjesin e kësaj të enjte në kryqëzimin e rrugëve Parnithos dhe Aristotelous, një nga pikat më qendrore të Menidit në Greqi.
Ajo ishte goditur me thikë në bark nga ish-bashkëshorti i saj, Eduart Danaj 50-vjeç me origjinë nga Vlora. Ende nuk dihen shkaqet që e kanë çuar burrin drejt aktit ekstrem, ndërsa raportohet se 40-vjeçarja e kishte denoncuar tre herë ish-bashkëshortin për dhunë në familje, por ky i fundit është lënë i lirë nga policia vendase.
Sipas informacioneve të mediave greke, Enkelejda kishte përmendur në denoncimet e saj se 50-vjeçari, kishte nisur të konsumonte sasi të mëdha alkooli dhe të bëhej i dhunshëm, ku si pasojë e ka dhunuar dhe kërcënuar disa herë. Hera e fundit që 40-vjeçarja e kishte denoncuar sërish për dhunë në familje (kanosje, lëndim fizik dhe fyerje) ka qenë më 7 maj 2024. Më pas burri është arrestuar dhe dërguar në prokurori.
Enkelejda Danajt iu janë dhënë informacione, udhëzime dhe materiale të printuara për të marrë, nëse dëshiron, ndihmën e nevojshme materiale nga organet kompetente. Përveç kësaj, ajo u informua për mundësinë e instalimit të aplikacionit “Panic Button” në celularin e saj dhe iu dha një kod për të hyrë në aplikacionin në fjalë. Në të njëjtën kohë, ajo u informua për mundësinë e transferimit të saj në një objekt pritës dhe por deklaroi se nuk dëshironte