September 11, 2024
Kronikë Lajmi i fundit

Vritet me thikë në bark një 40-vjeçare shqiptare në Greqi, dyshohet nga partneri i saj

Një 40-vjeçare shqiptare është vrarë në Menidi të Greqisë. Viktima u gjet në kryqëzimin e rrugëve Parnithos dhe Aristotelous.

Sipas informacioneve të para, pranë trupit të pajetë të gruas janë gjetur një thikë, gjurmë gjaku dhe një çantë. Gruaja u gjet e pajetë në kryqëzimin e rrugëve Parnithos dhe Aristotelous, një nga pikat më qendrore të Menidit.

U gjet e pajetë nga një kalimtar, 40-vjeçarja shqiptare kishte bërë denoncim për dhunë në familje

40-vjeçarja shqiptare raportohet se është goditur me thikë në bark. Pasi është goditur për vdekje autori/autorët e kanë lënë të pajetë në rrugë. Autori i vrasjes së 40-vjeçares shqiptare në Greqi dyshohet se është partneri i saj, siç tregojnë provat e para.

Mediat greke bëjnë me dije se, viktima kishte denoncuar më herët në Polici një rast të dhunës në familje. Detektivët e vrasjeve kanë përjashtuar menjëherë mundësinë e një grabitjeje, pasi në vendin e krimit i janë gjetur çanta, celulari dhe portofoli i saj.

Në vendngjarje ka qenë një dëshmitar kyç i rastit i cili pretendon se e ka parë gruan kur ajo u godit me thikë në mes të rrugës. Policia pritet të marrë deklaratë nga dëshmitari për të mbledhur më shumë informata për rastin.