September 11, 2024
Kronikë Lajmi i fundit

Zbardhet një tjetër DËSHMI e Azgan Mërnicës: U fsheha në kanale për 48 orë, më mori uria…

Një tjetër dëshmi është zbardhur nga autori i vrasjes së efektivit të “Shqiponjave” në Fier, Azgan Mërnica. Ai u vetëdorëzua një ditë më parë pas disa negociatave me familjarët, ndërsa sot ka treguar më shumë detaje se si ndodhi ngjarja dhe ku qëndroi i fshehur për 48 orë. Mërnica thotë se fillimisht ka debatuar me viktimën dhe më pas e ka qëlluar me plumb pas koke duke e lënë kështu të vdekur. Ai tregon se pasi ka kryer krimin ka shkuar në shtëpinë e dajës së tij ka lënë makinën dhe më pas është arratisur nëpër kanale, siç tregon ai për 48-orë, ndërsa shprehet se e kishte marrë uria dhe më pas kthehet te shtëpia e dajës ku dhe është vetëdorëzuar dhe është shoqëruar në polici.

Mërnica: Isha duke ikur nga qyteti në fshat. Kisha marrë makinën e dajës. Do shkoja te daja dhe do lija nënën time aty. Isha me shpejtësi dhe u shkëmbeva me policin, i cili po shkonte nga fshati në qytet. Gati sa nuk u përplasa me të dhe ai më bëri me shenjë që të ndaloja. Zbritëm nga makina dhe bëmë llafe. Ai më tha ku shkon me këtë shpejtësi dhe më ofendoi. Kur ma bëri me dorë mua mu duk sikur më shau. Unë u nxeha. Në momentin që u kthye nga makina unë nxora pistoletën dhe e qëllova me një plumb pas koke. Pastaj ika te daja dhe lashë makinën aty. Më pas u largova në këmbë në kanale. Kam lëvizur në këto kanale për 48 orë duke u fshehur. Po më hahej dhe bukë pasi kisha dy ditë pa ngrënë. Ika te shpija e dajës dhe këta kishin njoftuar policinë sepse kishin frikë se po më vriste RENEA. Pastaj më morën policët dhe më çuan në drejtori.

28-vjeçari Novruz Cenalia u vra me një plumb në kokë më 13 maj 2024 në fshatin Baltëz të Fierit. Ai ishte nisur për të shkuar në punë, por u përfshi në një debat me Azgan Mërnicën, për radhën e kalimit me makinë në një rrugë të ngushtë. Në këtë moment, 23-vjeçari nxori pistoletën që e mbante me vete dhe me një plumb në kokë la të vdekur në vend efektivin.Ndaj tij rëndojnë akuzat e  ‘Vrasjes së punonjësve të policisë së shtetit’ dhe ‘Mbajtja pa leje e armëve’.