Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në vendin e quajtur “Nea Erithrea” në Athinë, ku mbeti i vdekur një 22-vjeçar shqiptar.
Në rrethana që ende nuk dihen, motoçikleta që drejtonte 22-vjeçari shqiptar u përplas me makinën e drejtuar nga një 63 vjeçar grek.
Si pasojë e aksidentit 22-vjeçari gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa policia po heton shkaqet e aksidentit.