FNSH dhe RENEA kanë zhvilluar një aksion në disa zona në Tiranës dhe jashtë kryeqytetit.
Raportohet se kontrollet po zhvillohen në banesat e vëllezërve Erlis dhe Leonard Duka në Fresk.
Gjithashtu raportohet se po policia ka “zbarkuar” edhe në shtëpitë e disa personazheve të tjerë të njohur për armiqësinë e tyre me Ervis Martinaj.
Biznesmeni rezulton i zhdukur prej muajit gusht 2022 dhe nuk dihet ende asgjë për fatin e tij.