December 5, 2024
Kronikë Lajmi i fundit

Iu përplas koka në bordurë, publikohen pamjet e aksidentit ku humbi jetën 22-vjeçari shqiptar në Greqi

Si pasojë e një aksidenti tragjik mbrëmjen e së enjtes në zonën e Nea Erythraia, humbi jetën 22-vjeçari shqiptar. I riu po udhëtonte me një motor kur u përplas me një automjet pak pas mesnate.

Media greke Protothema ka publikuar pamjet e momentit të aksidentit, ku shihet momenti teksa motori ikën zvarrë për disa metra para se të përplaset me bordurën anësore.

Sipas dëshmitarëve okularë, i ndjeri Anxhelo, ka rënë më kokë në bordurë dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

VIDEO E AKSIDENTIT

U përplas me një makinë në Greqi, ky është 22-vjeçari nga Cerriku që humbi jetën (EMRI)