Çifti i njohur Jennifer Lopez dhe Ben Affleck po përjetojnë një krizë në marrëdhënien e tyre dhe kjo është konfirmuar nga lëvizjet e fundit të aktorëve.
Pak ditë më parë ata janë parë duke shkuar në terapi dhe Ben nuk po jeton më në shtëpinë që blenë së bashku. Ditën e sotme, Jennifer Lopez ishte ajo që hodhi ndoshta aludimin më të madh.
Dëshmia për këtë ishte një postim në Instagram që thotë: Nuk mund të ndërtosh një marrëdhënie të shëndetshme me dikë që nuk ka integritet dhe siguri emocionale.
Dhe pikërisht këtë postim JLO vendosi ta pëlqejë, duke ndezur akoma më shumë thashethemet.