Një e-mail kërcënues i mbërritur nga një adresë e pa identifikuar në postën elektronike të disa shkollave ka alarmuar Policinë e Tiranës.
Në tekstin me titull “ka një bombë në shkollë” me përmbajtje të theksuar ekstremiste thuhet ndër të tjera “gjaku i mësuesve do të derdhet në shkolla” dhe “kamionët tanë janë të mbushur me eksploziv”.
Teksa i dërguar duket si i marrë nga diku dhe i përkthyer, teksa mbart dhe shumë gabime drejtshkrimore.
“Ne gjithmonë kemi pritur ditën kur mund të zbresim në qytet dhe të mos fshehim fytyrat tona. Do të vijë dita kur imazhet tona në kokat tona do të bëhen forca shkatërruese e realitetit që do të ndjeni në këto mure. Gjaku i mësuesve do të derdhet në shkolla. Në do të prerë qafën e tyre. Armiqtë e Allahut do t’i shtrembërojnë veprimet tona Sheriati nuk i ndan jo besimtarët në ndërluftues dhe paqësor. Thashë: O i dërguari i Allahut kuajt tanë shkelën mbi gratë dhe fëmijët e idhujtarëve. Ai tha “ata janë nga baballarët e tyre”. Fëmijët dhe gratë do të vriten vetëm nëse na pengojnë. Ne do t’ju shkatërrojmë në rrugë. Kamionët tanë janë të mbushur me eksploziv. Ata do t’ju shkatërrojnë në sheshet kryesore si në Nise. Dhe ai do t’i presë turmat me thika. Ata do të hyjnë në ju dhe do të hedhin veten në erë. Ne do t’ju mbytim me gjak”, thuhet në tekst.
Burimet policore bëjnë me dije se pas verifikimeve paraprake nuk është konstatuar asnjë problem në shkollat përkatëse, ndërsa agjentët e krimit kibernetik kanë nisur hetimet për identifikimin e dërguesit.
Kujtojmë që sot në shkollat 9-vjeçare mbahet paraprovimi i letërsisë dhe gjuhës shqipe dhe nuk përjashtohet mundësia të jetë “shaka pa kripë” nga një grup nxënësish.