December 5, 2024
Kronikë Lajmi i fundit

Me antiplumb dhe me pranga në duar, momenti kur mbërrin në gjykatë Azgan Mernica, 23-vjeçari që vrau me plumb në kokë policin

Dalin pamjet e momentit kur ka mbërritur në gjykatë Azgan Mernica, 23-vjeçari që vrau me plumb në kokë efektivin Novruz Cenalia.

Azgan Mernica shihet i veshur me antiplumb dhe me pranga në duar teksa futet nën masa të rrepta sigurie brenda ambienteve të institucionit të drejtësisë.

Ndërkohë Gjykata e Fierit është blinduar nga policia. 23-vjeçari Azgan alias Asllan Mernica do të njihet me masën e sigurisë.
Ai u vetëdorëzua në polici mbrëmjen e 15 Majit, dy pas krimit të rëndë ku i mori jetën efektivit të Shqiponjave duke e qëlluar me plumb në kokë.