Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako pas daljes nga SPAK, tha se ka dhënë shpjegime për një çështje në hetim dhe që nuk ka lidhje me detyrën e kryebashkiakes.
“Isha për të dhënë shpjegime për një çështje në hetim, për të cilën më është kërkuar të ruaj sekretin hetimor. U pyeta për diçka që nuk ka lidhje me detyrën time si kryetare bashkie”, tha Sako.
E pyetur nëse u pyet për inceneratorin e Tiranës, Sako u përgjigj negativisht.
Kryebashkiakja e Durrësit u fut e vetme në dyert e SPAK dhe mendohej se u thirr për kontratat me Inceneratorin e Tiranës, lidhur me mbetjet nga Durrësi, por që u mohua prej saj pas daljes nga SPAK.